Ka gjetur receptin: Mourinho pas Abraham transferon edhe një futbollist nga Chelsea!

Tammy Abraham pas 7 sezonesh vendosi që të lërë Chelsean dhe të transferohet në Olimpico tek skuadra e Romës.

24 vjeçari ‘Ujqërve’ i kushtoi hiç më pak se 40 milionë euro, ndërkohë që tani Mourinho po kërkon që të sjellë një emër tjetër nën urdhërat e tij.

Tashmë bëhet fjalë për Loftus-Cheek, një futbollisti të cilin Special One e ka pasur nën urdhërat e tij.

Portugezi dëshiron ta sjellë atë në Olimpico për të përforcuar rradhët e mesfushës duke parë parasysh që ai nuk është emri i preferuar i Thomas Tuchel.

The Mirror bën të ditur që Mourinho kërkon që një marrëveshje për të të arrihet në afatin e janarit.

Vlera e tij në merkato kap vlerën e 18 milionë eurove dhe Giallorossët janë të gatshëm për të ofruar një shifër të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here