Del hapur: Ylli i Manchester United kërkon transferimin tek Juventus!

Juventus për njërin nga yjet e Manchester United është një skuadër ëndrrash dhe tashmë gjërat kanë dalë në shesh.

Përveç Paul Pogbas që mund të rikthehet në Torino, tashmë edhe një tjetër emër i Djajve të Kuq mund të bëhet pjesë e Zonjës së Vjetër.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Anthony Martial i cili është i gatshëm për të filluar negociatat me Biankonerët për tu transferuar në Serie A.

Francezi nuk ka arritur të gjejë një vend titullari në Old Trafford dhe tashmë po mendon largimin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Gazzetta dello Sport bën të ditur që edhe Juventus është e interesuar për transferimin e tij por edhe Manchester United dëshiron arritjen e një transferimi në formë huazimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here