Oferta faraonike ka arritur: Dyshja e Inter largohet nga Meazza për 150 milionë euro!

Inter dhe Simone Inzaghi po dridhen përsëri.

Në zyrat e Neroazzurëve ka arritur një ofertë prej hiç më pak se 150 milionë eurosh në drejtim të dy prej futbollistëve kryesorë të kampionëve të Serie A.

Një skuadër angleze i ka vërë syrin jo njërit por dy yjeve të skuadrës zikaltër dhe tashmë planifikojnë transferimin e tyre me çdo kusht.

Bëhet fjalë për Manchester City e cila siç raportojnë mediat, ka gati ofertën prej 150 milionë eurosh në drejtim të Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni.

Të dy këta emra shumë të rëndësishëm për Neroazzurët për shkak se janë emrat kyç në sulmin dhe mbrojtjen e skuadrës.

Por nga ana tjetër skuadra qëndron shumë keq financiarisht dhe nuk përjashtohet mundësia që një ofertë e tillë të pranohet nga Beppe Marotta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here