Nuk po bind te Barcelona: Sergino Dest transferohet në Serie A

Sergino Dest te gjiganti italian.

Mbrojtësi amerikan, Sergino Dest mund të largohet nga Barcelona pas vetëm disa muajve me fanellën e Blaugranëve.

Dest u transferua te Barcelona verën e shkuar për 21 milionë euro nga Ajaxi, por nuk po arrin të bind aspak në Camp Nou.

Xavi Hernandez i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve për shitjen e Dest dhe disa skuadra kanë shfaqur interesim për 21-vjeçarin.

Portali spanjoll Fichajes.net, shkruan se Roma synon transferimin e Dest në merkaton e janarit.

Mourinho është në kërkim të një përforcimi për krahun e djathtë dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Dest.

Vlera e Dest në treg është 30 milionë euro, por Roma është e gatshme të ofrojë 15-20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here