E kërkon Chelsea por Bremer ka vendosur të kalojë tek gjiganti i Serie A!

Gleison Bremer padyshim që është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në këtë edicion të Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian po kalon një formë të shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e shumë gjigantë anembanë Europës.

Milan ishte në kërkim të tij për të zëvëndësuar Simon Kjaer mirëpo shkaku i çmimit të tij të lartë Rossonerët hoqën dorë nga kjo garë.

Ylli i Torinos po kërkohet me ngulm edhe nga Chelsea mirëpo vetë futbollisti duket se ka plane të tjera për të ardhmen e tij.

Ai po mendon transferimin tek Inter e cila në fund të këtij sezoni mund të mbetet pa shërbimet e Stefan de Vrij i cili pritet të largohet nga Meazza.

Vlera e tij kap shifrën e 35 milionë eurove, shumë kjo që Neroazzurët mund ta përballojnë nëse largohet mbrojtësi holandez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here