Po shkëlqen këtë sezon: Raphinha në janar te gjiganti italian!

Sulmuesi brazilian pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Leeds United, Raphinha po shkëlqen këtë sezon në Premier League duke realizuar 8 gola në 16 ndeshje të luajtura.

Braziliani u transferua te Leeds United nga Stade Rennes vitin e kaluar për 16 milionë euro, ndërsa vlera e tij aktuale në treg është 35 milionë euro.

E përditshmja angleze The Sun, shkruan se Raphinha ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e sulmit dhe braziliani është profili ideal, pasiqë mund të luaj nga të dy krahët e sulmit.

Për Raphinhan Juventus është i gatshëm tia ofrojë Leeds United kartonin e Weston McKennie.

The Sun, shkruan se Raphinha ia ka kërkuar drejtuesve të Leeds që ta lënë të lirë dhe Bielsa ka dhënë dritën jeshile për këtë shkëmbim.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe operacioni sipas të gjitha gjasave do të realizohet në merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here