Çfarë pensionimi! Klubi më i pasur në botë kërkon shërbimet e Edin Dzekos!

Edin Dzeko i cili po shkëlqen me fanelën e skuadrës së Interit duket se as nuk është duke e planifikuar pensionimin pasi një aventurë e re është gati për të.

Skuadra më e pasur në botë, Newcastle United ka shfaqur interesim për blerjen e sulmuesit boshnjak.

Newcastle është në fund të tabelës në Premier League dhe një numër i madh përforcimesh priten që të vijnë në afatin e janarit për të mos rrezikuar rënien nga liga.

Objektivi i ‘Magpies’ ishte Dusan Vlahovic por sulmuesi serb raportohet ta ketë refuzuar një mundësi për tu transferuar tek kjo skuadër.

Nga ana tjetër, Edin Dzeko edhe pse me një moshë 35 vjeçare po luan në një formë të shkëlqyer duke bërë që Newcastle të tentojë finalizimin e transferimit të tij sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Tani gjithçka varet nga Interi e cila duhet të vendosë a do apo nuk do që të mbesë pa golashënuesin e saj në mes të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here