Shkëmbim spektakolar: Zielinski transferohet te gjiganti italian!

Gati shkëmbimi spektakolar, Zielinski te gjiganti italian!

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 6 gola në 22 ndeshje dhe me paraqitjet e tij ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Zielinski ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Zielinski ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e mesfushës dhe e kanë piketuar Zielinskin si futbollistin ideal.

Për kartonin e Zielinskit, Juventus është i gatshëm tia ofrojë Napolit kartonin e Dejan Kulusevskit.

Te Napoli janë të hapur për këtë operacion, por kërkojnë edhe para për ta lënë të lirë Zielinskin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here