Pas lajmit që Simon Kjaer do të mungojë disa muaj shkaku i një operimi, e gjithë vëmendja e Rossonerëve u zhvendos në gjetjen e një zëvëndësuesi për danezin.
Por tashmë vëmendja e Paolo Maldinit është edhe tek mesfusha ku po planifikohet blerja e një mesfushori ofenziv, shumë të nevojshëm për skuadrën e Piolit.
Në Spanjë emri i Iscos është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Mesfushori spanjoll ishte shumë pranë transferimit tek Milan gjatë verës që lamë pas por tashmë gjithçka duket se do të përmbyllet në afatin e janarit.
Momenti i vështirë që po kalon Theo Hernandez ka shtyer Rossonerët që të kërkojnë transferimin e një emri të ri në mesfushë.
Marrëdhëniet e mira në mes të Los Blancos dhe kuqezinjëve pritet që të rezultojnë me një marrëveshje të shpejtë muajin e ardhshëm.
Transferimi i Iscos nuk pritet ti kushtojë Milanit më shumë se 10 milionë euro.