Beppe Marotta padyshim që është njëri prej drejtorëve sportiv më të mirë në Europë.
Ai është bërë sinomin i transferimeve me parametra 0 të futbollistëve shumë të talentuar.
Siç bën të ditur Fabrizio Romano, Inter ka arritur marrëveshje për një përforcim dhe gjithçka do të bëhet e ditur gjatë muajit janar.
Së fundi, Neroazzurët kanë vendosur për transferimin e Andre Onana nga skuadra e Ajax.
Ai do transferohet në Meazza për shkak se kontrata e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Ai do të zërë vendin e Samir Handanovic i cili pritet të lërë Neroazzurët pas përfundimit të këtij kampionati.
Onana është 25 vjeçar dhe karierën e kishte filluar tek Barcelona ndërkohë që në janar të 2015 ai u transferua tek Ajax për 150,000 euro.