Pas Juventusit një tjetër gjigant italian nën hetim nga Guarda Di Finanza.
Guardia di Finanza ka shkuar në zyrat e Inter-it në lidhje me një hetim të Prokurorisë së Milanos mbi bilancet e klubit zikaltër të viteve 2017/19.
Nën hetim janë disa transferime që janë bërë në dy vitet e fundit ku dyshohet se në mënyrë fiktive janë fryrë çmimet e disa futbollistëve.
Inter e ka shitur Pinamontin te Genoa për 18 milionë euro, pa luajtur asnjë ndeshje në Serie A dhe Vanheusden te Standard Liege për 15 milionë euro.
Guarda di Finanza ka mbledhur dokumente të cilat do të hetohen për mashtrim financiar.