Ultrasit i dalin kundër: Ylli i Lazios tashmë në shënjestrën e gjigantëve të Serie A!

Skuadra e Lazios mund të ketë triumfuar 3-1 fundjavën e kaluar ndaj Genovas mirëpo tashmë një problem serioz është në mesin e ultrasve të skuadrës Biancoceleste.

Francesco Acerbi pasi shënoi gol festoi golin duke bërë një gjest që i drejtohej fansave për të mbyllur gojën pas kritikave të shumta që ai mori pasi nuk po arrinte të përshtatej si duhej në mbrojtje.

33 vjeçari më pas kërkoi falje por kjo nuk ka zbutur aspak situatën pasi fansat më të zjarrtë në Olimpico i kanë bërë të ditur më atij që nuk është i mirëpritur në këtë stadium.

Një garë tashmë ka nisur mes 3 skuadrave të mëdha italiane për shërbimet e mbrojtësit.

Milan, Inter dhe Juventus tashmë po garojnë njëra me tjetrën në qoftë se Acerbi do të nxirret në shitje nga skuadra kryeqytetase.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here