‘Dhurata e Krishtlindjeve’: Gjiganti italian transferon Wijnaldum me parametra 0!

Muaji janar pritet që të jetë plot me surpriza sa i përket merkatos.

Giorginio Wijnaldum këtë verë u transferua falas nga Liverpool tek Paris Saint Germain me shumë bujë por që deri më tani rezultoi në një transferim të dështuar.

Holandezi nuk ka arritur që të gjejë një vend titullari në skuadrën e Pochettinos dhe në këtë mënyrë tashmë po mendon largimin nga skuadra franceze.

Nga ana tjetër drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini është duke bërë gati planin për ta sjellë mesfushorin në Torino.

Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot pritet të largohen nga Zonja e Vjetër dhe në këtë mënyrë i hapet rruga transferimeve të reja në këtë repart.

Lajmin për mundësinë e një transferimi të tillë e ka dhënë e përditshmja italiane, Messaggero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here