Conte ‘i bën nder’ Interit: Tottenham pas yllit të Juventusit!

Antonio Conte sa i përket merkatos, akoma nuk ka larguar vëmendjen e tij nga Italia.

Përveç Stefan de Vrij të Interit tashmë po kërkon transferimin edhe të një futbollisti të Juventusit.

Bëhet fjalë për talentin Weston McKennie, i cili nuk po gjen rehati nën urdhërat e Massimiliano Allegrit dhe largimi është një opsion shumë i mundshëm në afatin e dimrit.

Kampioni i shumëfishtë i Italisë, Juvents është shprehur i gatshëm për shitjen e tij dhe është vetëm në pritje të ofertës së duhur.

Tottenham në qoftë se dëshiron blerjen e McKennie atëherë duhet që të derdhë 25 milionë euro në arkën e Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here