Shkëmbim spektakolar: Donnarumma rikthehet në Serie A!

Gianluigi Donnarumma rikthehet në Itali.

Portieri i PSG, Gianluigi Donnarumma bëri bujë të madhe kur u largua nga Milani si lojtarë i lirë dhe vendosi që ta vazhdojë karrierën në Paris.

Aventura për italianin në Paris nuk ka nisur aspak mirë, pasiqë Pochettino preferon Keylor Navasin para Donnarummas.

Muajt e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e tij në Itali, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke shkruar se Donnarumma do të rikthehet në Serie A falë një super shkëmbimi.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Juventusit dhe PSG. Biankonerët kanë shfaqur interesim për Donnarumman për një kohë të gjatë dhe synojnë të përfitojnë nga situata e krijuar te PSG.

Zonja e Vjetër do tia ofrojë PSG-së kartonin e De Ligt në këmbim të Donnarummas, ndërsa Parisienët janë të hapur për këtë operacion.

Bisedimet pritet të fillojnë kah fundi i sezonit dhe shkëmbimi sipas të gjitha gjasave do të realizohet verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here