Zbulohet plani: Maldini do transferojë yllin e Chelseas dhe një tjetër emër nga Ligue 1!

Paolo Maldini po planifikon lëvizjet e rradhës në merkato ku njëra ndër to pritet të jetë nga më të mëdhat e viteve të fundit për Rossonerët.

Calciomercato ka bërë të ditur që kuqezinjtë janë të gatshëm që në janar ose gjatë verës së ardhshme të transferojnë Hakim Ziyech nga Chelsea dhe Romain Faivre nga Brest.

Ziyech tashmë ka disa muaj që është duke u kërkuar nga Rossonerët dhe Blutë e Londrës janë gati për ta lënë atë të largohet sepse nuk është më në planet e Thomas Tuchel.

Faivre nga ana tjetër po shkëlqen në Ligue me Brest dhe tashmë ka mundësinë e artë në karierën e tij për të vazhduar një shkallë më lart me Milanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here