Shkëmbimi i janarit: Ylli i Interit në Torino, ndërsa ylli i Juventusit në Meazza!

Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Edhe pse rival të përjteshëm, Inter dhe Juventus mund të bashkëpunojnë në merkaton e janarit për të shkëmbyer lojtarët e tyre.

Inter e ka përfunduar gjysmën e parë të sezonit në vend të parë dhe në janar nuk pritet të ketë shumë ndryshime në skuadër.

Për dallim nga Interi, te Juventusi priten ndryshime të mëdha gjatë janarit, pasiqë Biankonerët renditen në pozitën e pestë në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus dhe Inter mund të shkëmbejnë yjet e tyre në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Stefano Sensit dhe Aaron Ramsey. Sensi dhe Ramsey nuk po fitojnë shumë hapsira te skuadrat aktuale dhe janë të gatshëm për të ndryshuar ambient.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here