Barcelona shkelë Juventusin dhe Milanin në merkato!

Dështimi i Barcelonës për të rinovuar kontratën me Ousmane Dembele pritet që të ndikojë negativisht edhe tek dy skuadrat e mëdha italiane.

Juventus po kërkon përforcime në sulm qysh prej largimit të Cristiano Ronaldos ndërkohë që Milan po vuan dëmtimet e shpeshta të Giroud dhe Ibrahimovic.

Anthony Martial dhe Hakim Ziyech janë në fokusin e dy gjigantëve të Italisë por tashmë duket se të gjitha këto plane mund ti prishë Barcelona.

Këta dy futbollistë të Manchester United dhe Chelseas tashmë kanë përfunduar në radarët e katalanasve pasi Dembele me shumë gjasa do të largohet verën e ardhshme.

Martial pritet të lërë Djajtë e Kuq për 30 milionë euro por gjithashtu edhe çmimi i Ziyech sillet aty afër, shifra këto të përballueshme nga Barcelona nëse anësori francez lë Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here