GODITJA E MADHE: Zbulohet blerja e parë e Juventusit!

Siç raporton e përditshmja spanjolle Sport, Juventus raportohet se ka arritur një marrëveshje personale me Ousmane Dembele për një transferim me parametra 0 gjatë verës së ardhshme.

Komplikimet e negociatave mes futbollistit dhe Barcelonës kanë bërë që Biankonerët të kontaktojnë me Dembelen dhe raportohet që orëve të fundit është arritur një marrëveshje mes palëve.

Pengesa e fundit për Zonjën e Vjetër duket se është Paris Saint Germain.

Edhe pse francezi duket se i ka dhënë fjalën Biankonerëve ai prapë është duke pritur për një ofertë nga kryeqyteti francez.

Nëse nuk ka asnjë ofertë nga ta atëherë Juventus mund të thuhet se ka gati transferimin e parë të verës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here