Oferta stratosferike ka arritur: Theo Hernandez largohet nga Milani

Oferta faraonike, Theo Hernandez largohet nga San Siro.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është një nga mbrojtësit më të kërkuar pas paraqitjeve mbreslënëse me Rosonerët.

Që nga transferimi i tij në San Siro, francezi ka shënuar 17 gola me fanellën e Rosonerëve dhe vlera e tij në treg është trefishuar.

Interesim për Hernandez kanë shfaqur disa gjigantë europian, por 24-vjeçari konsiderohej si i paprekshëm nga drejtuesit e Milanit.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea ka përgatitur ofertën prej 60 milionë eurove për Theo Hernandez.

Te Milan janë të gatshëm ta shesin Theon në rast se francezi dëshiron të largohet dhe për një shifër prej 70-80 milionë eurove.

Blutë e Londrës nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe në ditët në vijim pritet ta rrisin ofertën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here