Askush nuk e kishte imagjinuar një gjë të tillë, Olivier Giroud ka mundësi që të përfundojë tek rivali i Milanit.
Bëhet fjalë për Juventusin e cila shumë shpejt pritet të mbesë pa Alvaro Moratan i cili është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin tek Barcelona.
Bomberi francez i cili në pjesën e parë të këtij sezoni nuk është se ka bindur shumë, mund të bëj Rossonerët që të heqin dorë nga ai duke e ofruar atë tek një rival direkt për titull siç është Zonja e Vjetër.
Biankonerët kanë nevojë për një sulmues me përvojë deri në fund të këtij sezoni dhe Giroud duket emri i duhur për sulmin e Allegrit.