Fillon merkato e janarit: Milan transferon ish-yllin e Interit, nuk është Icardi

Milan pranë goditjes së parë për merkaton e janarit.

Milan e ka nisur mirë sezonin e ri edhe përkundër eleminimit nga Champions League, që është e pranueshme pasiqë ishin në një grup të komplikuar.

Rosonerët renditen në pozitën e dytë në Serie A, me katër pikë më pak se Interi dhe në këtë merkato pritet të bëjnë disa përforcime për të synuar titullin.

Njëri nga repartet që ka nevojë menjëherë për një përforcim është reparti i mbrojtjes.

Pas lëndimit të Simon Kjaer, Rosonerët janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe disa emra kanë përfunduar në shënjestrën e Paolo Maldinit.

Calcio Mercato, shkruan se Milan ka nisur bisedimet me Cagliarin për transferimin e Diego Godin.

Rosonerët e shohin uruguaianin si një zgjidhje ideale deri në përfundim të sezonit dhe për kartonin e tij do të paguajn 1 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here