Shkëmbimi i janarit: Luis Alberto te gjiganti italian

Luis Alberto largohet nga Lazio, por jo nga Serie A.

Luis Alberto është njëri nga lojtarët më të përfolur te Lazio, që nga ardhja e Sarrit në stol.

Spanjolli nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin italian dhe me drejtuesit e skuadrës, prandaj është i gatshëm që të ndryshojë skuadër.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar, se Milan synon transferimin e Luis Albertos.

Rosonerët dëshirojnë huazimin e spanjollit deri në fund të sezonit dhe në verë ta shkëmbejnë me Tommaso Pobegan.

Te Lazio janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here