Bombë: Eden Hazard transferohet në Serie A, por jo te Juventus!

Eden Hazard transferohet te gjiganti italian, nuk bëhet fjalë për Juventus!

Sulmuesi belg, Eden Hazard sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Reali në fund të sezonit, pasiqë në Santiago Bernabeu priten përforcime të mëdha dhe për 30-vjeçarin nuk do të ketë vend në skuadër.

Hazard ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë një asistim, ndërsa Perez ka vendosur ta nxjerr në shitje.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan është futur në garë për Hazard dhe se Rosonerët janë favorit për të siguruar shërbimet e belgut.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin pas bashkëpunimeve për Theo Hernandez dhe Brahim Diaz.

Hazard gjithashtu preferon kalimin në San Siro, ndërsa për kartonin e belgut Rosonerët do të ofrojnë 40 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here