Marrëveshja është arritur: Piatek rikthehet në Serie A!

Punë e kryer, Krzysztof Piatek rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Hertha Berlin, Krzysztof Piatek është pranë rikthimit në Itali, sipas raportimeve të fundit.

Piatek shpërtheu në Itali me fanellën e Genoas në vitin 2018 duke realizuar 19 gola në 21 ndeshje dhe pastaj në janar të 2019 u transferua te Milani duke realizuar 16 gola me Rosonerët.

Piatek u largua nga Milani në vitin 2020, por nuk ka arritur të gjejë formën e duhur te Hertha dhe tani dëshiron të rikthehet në Itali.

Siç raporton Sky Sport Italia, Genoa dhe Hertha kanë arritur marrëveshje për huazimin e  Piatek me opsion blerjeje për 17 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here