BOMBË: Nikola Vlasic tek Juventus, ylli i Biankonerëve tek West Ham!

Juventus ka gati marrëveshjen për të bërë një transferim që është mëse i nevojshëm për Massimiliano Allegri.

Bëhet fjalë për yllin e West Ham, Nikola Vlasic i cili pritet të përfundojë në Torino ndoshta edhe gjatë këtij muaji.

I sakrifikuari nga Zonja e Vjetër pritet të jetë Dejan Kulusevski i cili mund të transferohet në Londër me anë të një marrëveshje shkëmbimi mes dy skuadrave.

Hammers paguan 30 milionë euro për sulmuesin kroat verën që lamë pas por deri më tani nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe londinezët kanë vendosur për largimin e tij.

Kulusevski nga ana tjetër është një emër që i përshatet stilit të lojës së West Ham dhe çmimi i tij varion prej 35-40 milionë euro, që nënkupton që anglezët duhet të ofrojnë edhe disa miliona shtesë për të çuar deri në fund këtë marrëveshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here