De Jong tek Juventus, por Biankonerët duhet të paguajë një çmim të rëndë!

Skuadra e Juventusit ka shumë kohë që e ndjek me vëmendje mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Kriza e madhe tek Barcelona ka bërë që drejtuesit e skuadrës të mendojnë seriozisht për shitjen e tij gjatë janarit ose më së largu në merkaton verore.

Katalanasit po kërkojnë 75 milionë euro për ta lënë atë të lirë të largohet ndërkohë që Zonja e Vjetër ka diçka tjetër në plan.

Matthijs de Ligt publikisht ka bërë të ditur që dëshiron të largohet nga Torino, emër ky që është tejet i pëlqyer nga Barcelona dhe transferimi i tij në Camp Nou do ishte një ndihmë e madhe për mbrojtjen e cila po vuan shumë këtë sezon.

Klauzola e De Ligt tek Juventus kap shifrën e 125 milionë eurove, gjë që i jep përparësi Biankonerëve në negociatat me katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here