Tereni është gati: Renato Sanches tek gjiganti i Serie A!

Ylli i Lille, Renato Sanches është gati për tu larguar nga Ligue 1 dhe për të filluar një aventurë të re tek njëra ndër skuadrat më të mëdha në Itali.

Bëhet fjalë për Milanin, e cila po kërkon që të rrisë numrin e portugezëve në skuadër dhe një ndihmë pritet ta japë edhe Rafael Leao.

Marrëdhëniet e mira mes dy futbollistëve pritet të ndikojnë në arritjen e një marrëveshje por edhe vetë Sanches ka pranuar që pëlqen që në të ardhmen të jetë pjesë e Rossonerëve.

Jorge Mendes është duke punuar intenzivisht për të përfunduar gjithçka në merkaton e janarit.

Milan nga ana tjetër po pret edhe ndonjë ofertë të majme që mund të vijë në drejtim të Franck Kessie për të krijuar hapësirat e duhura për transferimin e portugezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here