Inter siguron goditjen e madhe: Lojtari zbarkon në Milano për ekzaminimet mjekësore

Marrëveshja është arritur, Inter siguron goditjen e madhe.

Inter pritet të bëjë disa goditje në këtë afat kalimtar edhe përkundër rezultateve të mira në Serie A dhe Champions League.

Sipas raportimeve të fundit, Neroaxurët kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për Andre Onana i cili thuhet se ka arritur në Milano për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të firmosur me Neroaxurët.

Prej disa kohësh flitet për këtë “martesë”, ndërsa konfirmimet vijnë edhe nga Franca.

Prestigjiozja “L’Equipe” siguron se me skadimin e kontratës me Ajax-in, portieri kamerunas do të kalojë ekzaminimet mjekësore sot dhe më pas do të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare me klubin zikaltër.

Më pas do të vihet në dispozicion të kombëtares së tij për Kupën e Kombeve të Afrikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here