Bombë: Joao Felix transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Joao Felix te gjiganti italian!

Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Wanda Metropolitano.

Që nga transferimi i tij te Atletico, Felix nuk ka arritur të përshtatet me skemat e Simeones dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin atë.

Felix ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, ndërsa vlera e tij në treg është 60 milionë euro.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Joao Felix ka përfunduar në shënjestrën e Milanit dhe Interit.

Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuesar Ibran dhe janë të gatshëm të investojnë te Felix.

Inter nga ana tjetër e ka piketuar Felixin si zëvendësuesin ideal të Lautaros, në rast se ky i fundit largohet në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here