“Il Messaggero” sot propozon një intervistë me Carlo Ancelottin.
Trajneri i Real Madridit trajton shumë tema, duke nisur nga kombëtarja italiane: “Mancini do të na çojë në Katar. Të mbetesh jashtë Botërorit dy herë radhazi do të ishte një kthim i keq, pas suksesit të Kampionatit Evropian”.
Në deklaratat e tij ka vend edhe për pak Romë e Lazio: “Do të kisha dashur të stërvitja Tottin, por vetëm një herë pata një gjysmë mundësi. Tani verdhekuqtë drejtohen nga José, një personazh i mrekullueshëm. Skuadra është në duar të mira. Për bardhekaltrit them se Sarri është njeriu i duhur për postin e Inzaghit. Titulli në Serie A? Interi është më i forti”.