Në tavolinën e negociatave në mes të Tottenham dhe Milan është hedhur një ofertë interesante nga skuadra e Antonio Contes.
Londinezët kanë propozuar shkëmbimin në mes të Tanguy Ndombeles dhe Franck Kessie, që të dy futbollistë të repartit të mesfushës.
Mirëpo edhe pse kontrata e Kessie skadon në fund të këtij sezoni, Rossonerët prapë kanë refuzuar një ofertë të tillë nga gjiganti anglez.
Il Corriere della Sera ka bërë të ditur që Milan nuk është e kënaqur me një marrëveshje shkëmbimi pa përfituar asnjë shumë parash.
Ndërkohë problemi tjetër qëndron tek paga e Ndombele, ku aktualisht ai paguhet plot 8 milionë funta në sezon, shumë kjo e papërballueshme nga Rossonerët.