Arrin oferta: Cuadrado shkëmbehet me yllin e Manchester United!

Nga Manchester United në drejtim të Juventusit ka ardhur një ofertë surprizë që pak kush mund ta kishte menduar.

Djajtë e Kuq kanë propozuar një shkëmbim interesant për të arritur deri tek shërbimet e mbrojtësit kolumbian.

Juventus mund të përfitojë një sulmues si Edinson Cavani duke lejuar largimin e Juan Cuadrados, por një gjë e tillë akoma nuk është shqyrtuar nga drejtuesit e skuadrës biankonere.

33 vjeçari ka një kontratë me Zonjën e Vjetër që skadon në fund të këtij sezoni dhe deri më tani asnjë lajm për rinovimin e tij nuk ka ardhur nga drejtuesit e skuadrës.

Nga ana tjetër ardhja e Cavanit mund të jetë shumë e rëndësishme duke marrë parasysh faktin që Alvaro Morata është shumë pranë transferimit tek skuadra e Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here