Ancelotti dhe Real Madrid po kërkojnë të arrijnë një tjetër marrëveshje me Milanin pas transferimeve të Theo Hernandez dhe Brahim Diaz.
Kësaj rradhe në Madrid po përgatitet një shkëmbim i bujshëm që do të ishte nga më të përfolurit në qoftë se do të arrihej të konkretizohej.
Dihet mirë tashmë interesimi i Rossonerëve për të siguruar shërbimet e Marco Asensios, por tashmë edhe Los Blancos ia kanë vënë syrin një futbollisti të Milanit.
Bëhet fjalë për Fikayo Tomorin, qendërmbrojtësin e kuqezinjëve i cili vështirë se mund të lejohet të largohet nga Paolo Maldini, përkundër faktit që kjo do të sillte Asension në San Siro.
Tomori ka një kontratë që skadon në qershor të 2024 dhe Milan në këto bisedime do të ketë avantazh për të arritur një marrëveshje të favorshme për ta.