Eden Hazard pranon ulje drastike të pagës për të nënshkruar me gjigantin e Serie A!

Periudha e futbollist belg dhe njëkohësisht njërit prej më të kërkuarve në Europë tek Real Madrid tashmë duket se ka mbaruar.

31 vjeçari dështoi që të arrinte kulmin e formës me Los Blancos dhe ishte shumë larg performancës që kishte treguar me skuadrën e Chelseas për sezone me rradhë.

Tashmë belgu është i gatshëm për të ulur pagën e tij në mënyrë që të transferohet tek një skuadër e madhe italiane në mënyrë që të rigjejë formën e tij.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur që Hazard ka vendosur të zgjedhë Milanin si destinacionin e tij të rradhës.

Milan është duke luftuar për titullin në Serie A dhe në këtë mënyrë me shumë mundësi do të jetë e kualifikuar edhe në Champions League, gjë që e bën atë skuadrën ideale për belgun që të rikthehet në formë që dëshiron.

Mirëpo drejtuesit madrilenë i kanë bërë të ditur belgut që duhet të bëj ulje drastike të pagës për tu transferuar në San Siro por kjo gjë duket se nuk do të jetë problem për atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here