5 muaj dhe tek Juventus do ndërrojë ‘lëkurën’, gati plani për skuadrën e re!

Juventus po përgatitet për të ndërruar lëkurën e saj.

Mes ardhjeve dhe largimeve, Massimiliano Allegri po projekton skuadrën e të ardhmes duke analizuar opsionet më të mira për Biankonerët.

Lista e largimeve pritet të jetë tejet e ngjeshur me emra të mëdhenj që i kanë lakmi shumë skuadra të mëdha europiane.

Lista fillon me Adrien Rabiot, Daniele Rugani, Alex Sandro, Arthur Melo, Aaron Ramsey dhe Dejan Kulusevski.

Përveç Alex Sandros të gjitha emrat tjerë premtojnë shumë për të ardhmen mirëpo nuk po arrijnë që të ambientohen me strategjitë e Allegrit.

Ndërkohë edhe lista e blerjeve pritet të jetë shumë e pasur.

Në mbrojtje mund të vijë Botman i cili është gjithashtu një objektiv i Milanit ose edhe Pau Lopez nga Villareal.

Në repartin e mesfushës Denis Zakaria është prioriteti i Biankonerëve ndërkohë që sa i përket sulmit Dusan Vlahovic mbetet akoma ëndrra e Andrea Agnellit.

Robin Gosens mund të jetë goditja surprizë e Juventusit gjatë merkatos verore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here