Mesfushori i skuadrës së Portos, Serge Oliveira është në fazën përfundimtare për tu transferuar në Apenine në formë huazimi.
Vitin e kaluar Fiorentina tentoi ta transferonte atë mirëpo kishte dështuar për të arritur një gjë të tillë ndërsa tani një skuadër tjetër italiane nuk e ka ndërmend që të bëj këtë gabim.
Fjala është për Giallorossët e Romës me në krye Jose Mourinhon i cili po kërkon bashkëkombasin e tij që të rradhitet nën urdhërat e tij.
Siç raporton Il Tempo, Roma për huazimin e tij ka ofruar 1.5 milionë euro dhe për blerjen përfundimtare një shumë prej 15 milionë eurosh.
Mourinho më herët pati deklaruar që do të sjellë 2 emra të rinj në janar, njëri ka ardhur (Maitlant-Niles) ndërkohë që emri i dytë duket se do të jetë pikërisht ylli i Portos.