Zyrtare: Kjo është blerja e parë e janarit për Romën!

Roma i ka dërguar tashmë Jose Mourinhos përforcimin e parë në merkaton e janarit, pasi kontrata e futbollistit tashmë është gati dhe është depozituar.

Giallorossët bën publik transferimin e parë dhe ai vjen nga Premier League, Ainsley Maitland-Niles nga Arsenal i cili vjen në formë huazimi.

Roma gjatë këtij mëngjesi kanë depozituar kontratën nga Federeata angleze e futbollit dhe transferimi tashmë është bërë zyrtar.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësohen të gjitha detajet e kësaj marrëveshje e cila me shumë mundësi do të jetë një huazim me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here