Allegri në delirë: Për sulmin gati ish ylli i Interit!

Massimiliano Allegri është duke kërkuar një sulmues pasi Alvaro Morata pritet të largohet në drejtim të Barcelonës në fund të këtij sezoni ose edhe më herët.

Zonja e Vjetër kishte në mendje transferimin e Dusan Vlahovic por një gjë e tillë dështoi për shkak se sulmuesi serb duket se do të jetë pjesë e Arsenalit prej sezonit të ardhshëm.

Tashmë sytë e Biankonerëve janë kthyer kah Paris Saint Germain dhe bëhet fjalë pikërisht për Mauro Icardin i cili mezi pret largimin nga Parisi.

Një marrëveshje nuk duket shumë e vështirë për tu arritur duke marrë parasysh faktin që edhe gjiganti francez nuk ka interes më për ta mbajtur argjentinasin në skuadër.

Nga ana tjetër edhe Inter do të përfitojë një shumë të caktuar parash pasi në klauzolën e Icardit shkruan që nëse ai do rikthehet në Serie A tek ndonjë skuadër tjetër atëherë Inter do marrë një përqindje nga shitja e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here