Jepet ‘OK’: Marotta shet yllin e Interit për 40 milionë euro!

E ardhmja e Interit nuk duket shumë premtuese pasi trendi i largimeve të emrave të mëdhenj nga skuadra nuk e ka ndërmend që të ndalet.

Pas Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakut, një tjetër futbollist meritor që i dhuroi Neroazzurëve Scudetton duket se do të largohet gjatë merkatos verore.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Stefan de Vrij.

El Nacional ka bërë të ditur që interesim të madh për të është duke shfaqur Atletico Madrid e cila është e gatshme të ofrojë plot 40 milionë euro për ta sjellë atë në Wanda Metropolitano.

Nga ana tjetër Marotta po punon për pasuesin e tij që pritet të vijë nga Serie A.

Bëhet fjalë për Luiz Felipen e Lazios i cili ka bërë të ditur që do të largohet nga kryeqyteti pas përfundimit të këtij sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here