Juventus ka bllokuar transferimin e Alvaro Moratas tek skuara e Barcelonës edhe pse një gjë e tillë tashmë duket të jetë punë e kryer.
Kjo për faktin që nëse spanjolli do largohet nga Torino atëherë Massimiliano Allegri do të mbetet pa një sulmues të mirëfilltë në skuadër.
Një problem të tillë duket se do ta zgjidhë Dejan Kulusevski, edhe pse ndoshta jo me vetëdijen e tij.
Largimi i suedezit pritet që të arkëtojë 35 milionë euro për Zonjën e Vjetër e cila ka gati menjëherë emrin që do zëvëndësojë Moratan.
Bëhet fjalë për yllin e Sassuolos, Gianluca Scamacca i cili kërkohet me ngulm edhe nga Inter tash e sa kohë.
Inter gjendet gjithashtu në një krizë financiare dhe në këtë mënyrë Biankonerët ndodhen në epërsi të theksuar sa i përket kësaj gare.