Ofertë stratosferike: Milinkovic-Savic lë Lazion për 80 milionë euro!

Në mes të zërave për një transferim të mundshëm tek skuadra e Juventusit, e ardhmja e Sergej Milinkovic-Savic duket se mund të jetë larg Serie A.

Zonja e Vjetër ka shfaqur interesim për blerjen e shërbimeve të tij por financat nuk i lejojnë Biankonerëve që të bëjnë një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Savic e ka treguar veten si njëri ndër futbollistët kryesorë të Sarrit këtë sezon dhe presidenti Lotito nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ai.

Manchester United nëse nuk arrin rinovimin me Paul Pogba ka vendosur që të hidhet në sulm për të blerë kartonin e mesfushorit serb.

80 milionë euro në këtë periudhë krize do të ishin të mirëseardhura edhe për presidentin Lotito i cili shquhet për kokëfortësinë e tij në negociata.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here