Juventus-Tottenham: Gati shkëmbimi mes Kulusevskit dhe yllit të skuadrës londineze!

Antonio Conte tashmë po mundohet me të gjitha mënyrat që të ketë nën urdhërat e veta anësorin e Juventusit, Dejan Kulusevski.

Deri më tani oferta të ndryshme janë refuzuar nga Biankonerët ku e fundit ka qenë ideja për shkëmbimin në mes të suedezit dhe Giovanni Lo Celsos, ofertë kjo që u hodh menjëherë poshtë nga Zonja e Vjetër.

Por tashmë Fabio Paratici ka gati idenë që pritet të bindë Biankonerët nuk mund ta refuzojnë.

Spurs janë të gatshëm që në bisedime të përfshijnë emrin e Japhet Tanganga.

Talenti do të pranohet menjëherë nga Juventus jo vetëm për shkak të moshës së re por edhe për faktin që Milan po kërkon gjithashtu transferimin e tij.

Kulusevski do të largohet në fund të këtij sezoni dhe Tottenham duket opsioni më i mundshëm si po rrjedhin ngjarjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here