Talenti i Tottenham, Dele Alli është shumë pranë largimit nga veriu i Londrës gjatë këtij afati kalimtar pasi klubi ka bërë të ditur që është i gatshëm të lejojë largimin e tij.
25 vjeçari nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm dhe nuk po tregohet vendimtar tek Tottenham duke bërë kështu që të humbas edhe vendin në kombëtaren angleze.
Alli ka luajtur vetëm 3 ndeshje në Premier League prej kohës kur në krye të skuadrës erdhi Antonio Conte dhe tashmë është e ditur që largimi është vetëm çështje kohe.
Interesimi më i madh që e dinë të gjithë deri më tani ka ardhur nga Newcastle United, mirëpo mediat italiane bëjnë të ditur që një skuadër e madhe italiane është shumë pranë transferimit të tij edhe pse akoma nuk është marrë vesh se për cilën skuadër bëhet fjalë.
Ditët e ardhshme pritet që të jenë vendimtare për 25 vjeçarin i cili tek Tottenham po kalon momentet e fundit si futbollist.