Shkëmbim spektakolar: Bruno Guimares te gjiganti italian

Bruno Guimares në Serie A!

Mesfushori i Lyon, Bruno Guimares ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon.

Guimares ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë 6 asistime, ndërsa kontrata me Lyonin i skadon në vitin 2024.

E përditshmja italiane Tuttosport, shkruan se Bruno Guimares sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Juventus synon transferimin e 24-vjeçarit gjatë këtij afati kalimtar dhe Biankonerët madje kanë gati ofertën për Lyonin.

Lyon kërkon më së paku 40 milionë euro për Guimares dhe Juventus është i gatshëm t’ia ofrojë ekipit francez kartonin e Arthur Melos dhe 20 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Guimares sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Biankonerëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here