Milan për ta pasur frikë, Maldini transferon yllin e Manchester City!

Paolo Maldini po projekton Milanin e të ardhmes dhe ardhja e rradhës pritet që të jetë një emër interesant nga Manchester City.

The Sun ka bërë të ditur që Rossonerët janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të Citizens, Nathan Ake.

Gjiganti italian po kërkon urgjentisht transferimin e mbrojtësit 26 vjeçarit për të zënë vendin e kapitenit Simon Kjaer, i cili po vuan nga një dëmtim.

Por një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për tu arritur pasi Manchester City e sheh futbollistin si një emër të rëndësishëm pasi e ka treguar veten tejet të vlefshëm për skuadrën e cila po luan për disa trofe këtë sezon.

Por një gjë e tillë nuk po ndal Maldinin i cili do tentojë transferimin e tij me çdo mënyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here