Oferta është gati: Sebastien Haller te gjiganti italian për 30 milionë euro

Sebastian Haller drejt transferimit në Serie A!

Sulmuesi i Ajaxit, Sebastian Haller ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon.

Haller ka shënuar 22 gola këtë sezon në 24 ndeshje të luajtura, 12 gola në Eredivise dhe 10 në Champions League.

Calcio Mercato, shkruan se Sebastian Haller ka përfunduar në shënjestrën e Interit.

Neroaxurët e kanë piketuar 27-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Edin Dzekos.

Inter pritet të nis bisedimet me agjentin e Haller për të arritur marrëveshje personale dhe në verë Neroaxurët do t’i ofrojnë Ajaxit 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here