FOTO: Juventus do të kërkoj që të riluhet finalja, skandal me gjyqtarin

    Skandal në Itali, Juventus do të kërkojë të riluhet finalja e Superkupës.

    Inter mbrëmë arriti ta fitojë Superkupën e Italisë duke mposhtur Juventusin në frymën e fundit me golin e Alexis Sanchez.

    Përveç polemikave gjatë ndeshjes, një foto në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët e Juventusit.

    Një foto e gjyqtarit të ndeshjes Daniele Doveri me një çantë të Interit është bërë virale në rrjetet sociale.

    Sipas mediave italiane, Juventus do të kërkojë që ndeshja të riluhet për shkak të gabimeve të shumta të Doverit gjatë ndeshjes që penalizuan Biankonerët, por edhe për foton që po qarkullon në publik.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here