Scamacca fillon negociatat me gjigantin italian, nuk është Interi!

Gianluca Scamacca pritet që pas përfundimit të këtij sezoni të largohet përfundimisht nga Sassuolo.

23 vjeçari dëshirohet shumë nga skuadra e Interit tash e sa muaj mirëpo faktet nuk po japin shumë shpresë për Neroazzurët në merkato.

Është skuadra e Juventusit që është vënë pas yllit të Sassuolos dhe është shumë pranë hapjes së negociatave me të për një transferim të mundshëm të tij gjatë merkatos së verës.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira ku më herët është negociuar transferimi i Manuel Locatelli ku gjithçka shkoi siç duhej pa asnjë incident.

Vlera e Scamaccas aktualisht sillet tek 40 milionë euro por Sassuolo nuk e ka për ngut shitjen e tij por nëse vjen një shumë e tillë në drejtim të tyre atëherë ai do të jetë i lirë që të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here