Martens largohet nga Napoli dhe bën transferimin e karierës!

Sulmuesi belg është shumë pranë përfundimit të kontratës me skuadrën e Napolit dhe një skuadër e madhe europiane tashmë duket se është duke pritur tek dera.

Bëhet fjalë për skuadrën e Barcelonës e cila ka nevojë për një emër të ri në sulmin e saj pasi Luuk de Jong dhe Martin Braithwaite nuk kanë bindur aspak këtë sezon.

Belgu po kërkohet me emergjencë nga skuadra e Xavit pasi Alvaro Morata duket se është bllokuar nga Juventusi dhe në janar një transferim i tij po duket i pamundur të ndodhë.

34 vjeçarit kontrata me Napolin i skadon në fund të këtij sezoni mirëpo nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga skuadra e Spallettit gjatë ditëve të ardhshme.

Dries Mertens është një legjendë e Napolit me të cilën ka zhvilluar plot 379 ndeshje duke shënuar kështu 142 gola dhe 88 asiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here